×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Rektorati i UP-së pezullon punën për shkak të coronavirusit

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 16:43

    Coronavirusi ka depërtuar edhe në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është evidentuar një rast pozitiv me COVID-19 dhe për këtë si masë mbrojtëse është vendosur që të mbyllet rektorati.


    Këtë e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës të hënën pasdite. Rektorati, sipas njoftimit, do t’i ofrojë shërbimet për palë në mënyrë virtuale.

    “Rektorati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ si masë mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të stafit dhe të palëve, për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19 të një zyrtari të këtij institucioni, do të qëndroj i mbyllur deri në njoftimin e radhës. UP bën thirrje që të respektohen vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!