×
  • Lajme
  • Lajme

    Rektori i UP-së kërkon që studentëve t’iu lejohet marrja e gjërave që kanë në konvikte, Drejtori i Konvikteve thotë se kjo është e pamundshme

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 19:41

    Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka informuar studentët banues në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë se UP-ja ka pranuar me shumë seriozitet shqetësimet që janë adresuar nga studentët, pas shndërrimit të konvikteve në karantinë.


    Dema ka kontaktuar përmes telefonit me drejtorin e Përgjithshëm të QS-së, Fatmir Sfishta, ku në emër të studentëve ka përcjellë shqetësimet për sigurinë e gjësendeve të tyre, si dhe për mundësinë e tërheqjes së atyre gjësendeve, në veçanti të librave dhe të materialeve të tjera mësimore, nga këto hapësira të shndërruara tashmë në karantinë.

    “Sfishta informoi rektorin se gjësendet e studentëve janë të siguruara, si dhe janë ndarë sipas protokolleve që mundësojnë që asnjë pronë e studentëve të mos humbet.
    Ndërkaq, rreth kërkesës së rektorit Dema për tu gjetur një mënyrë që librat dhe materialet e tjera mësimore të nevojshme të kthehen tek studentët, Sfishta informoi që një gjë e tillë është e pamundur në këtë fazë, për çka kërkohet mirëkuptimi i studentëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!