Jo shumë larg Prishtinës, ndodhet Parku Rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”, një vend ky që po preferohet tej mase për ta kaluar vikendin.
Me një pamje fantastike, ajër të pastër, i rrethuar nga pishat dhe shtigjet për ecje, ky park është një mundësi e mirë për qytetarët për t’u argëtuar e pse jo edhe për të bërë sport.
Me gjithë rëndësinë që ka, janë vet qytetarët ata që po e degradojnë këtë pjesë të natyrës. Pavarësisht se është parking dhe rrugët anësore, ata po hyjnë me makina mes për mes parkut, duke prishur gjelbërimin, madje edhe po ndezin zjarre, përcjellë Indeksonline.
Kjo shihet edhe nga këto imazhe, ku veturat me targa të huaja kanë zënë vend mbi hapësirat gjelbëruese. Prandaj jo më kot thuhet se ndotësit dhe shkatërruesit e ambientit janë vet qytetarët e pandërgjegjshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.