×
  • Lajme
  • Lajme

    Remzije Zeqiraj emërohet komisionere parlamentare e FSK-së

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 18:34

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj.

    Ai e ka uruar Zeqirajn  për detyrën e re në të cilën është emëruar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ministri Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për të cilin është emëruar Zeqiraj, do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj.

    “Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të përsonelit ushtarak”, tha ministri Maqedonci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!