Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po trajtohen 144 pacientë me COVID-19.
Prej tyre 111 raste janë në Klinikën Infektive, në intensive të Mjekësisë Sportive janë nëntë raste, prej tyre dy të intubuar, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19.
Në Infektive nga 111 raste, 55 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. E në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste në gjendje të rëndë, thuhet nga QKUK-ja.
Në Kosovë janë regjistruar në total 3508 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 75 kanë përfunduar me fatalitet. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, janë 1531 raste aktive në vend. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.