×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënie e ndjeshme e temperaturave në fundjavë

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 23:57

    Gjatë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius.

    IHMK thotë se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi vlerat e mesatareve për këtë periudhë të vitit.

    Por, sipas parashikimeve sinoptike, gjatë fundjavës pritet një ndryshim i theksuar i kushteve atmosferike, i cili do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale.

    “Ky ndryshim lidhet me depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojnë në stabilizimin gradual të motit”, thotë IHMK-ja.

    Instituti thotë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29radë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”.

    “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK-ja.

    Me gjithë uljen e temperaturave maksimale këtë fundjavë, instituti thotë se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!