×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së në kohë pandemie: Akt i ulët dhe hakmarrës

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 19:51

    Nënkryetare e AAK-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka reaguar pas shkarkimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së.


    Reshitaj thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e këtij bordi në kohë të pandemisë është një akt i ngutshëm, i ulët dhe hakmarrës.

    Ajo thotë se sa merren me shkarkime, më mirë të merren me shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me coronavirus.

    Ky është postimi i plotë:

    Paradoks pas paradoksi !Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së në kohë pandemie është një akt i ngutshëm, mbase i ulët dhe hakmarrës.U nis me përçarjen mes partnerësh të koalicionit në këtë kohë të pa kohë dhe po vazhdohet me shkarkime dhe destabilizim të sistemit shëndetësor, pikërisht tani !A është momenti më i duhur?
    Mendoj që jo. Prandaj apeli im, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale drejtuar Qeverisë në detyrë është se sa merreni me shkarkime në shëndetësi, merruni me krijimin e kushteve për shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me koronavirus, merruni me sigurimin e respiratorëve që mund të jenë shumë të nevojshëm për të infektuarit, rritni masat e sigurisë për personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të fronit, sepse nëpër komuna ka mungesa esenciale të paisjeve mbrojtëse dhe medikamentëve !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!