×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshje të mëdha të shiut, Gjilanin e merr uji

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 17:30

    Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar komunën e Gjilanit.


    Në videot e publikuara, shihet se qarkullimi në qendrën e qytetait është vështirësuar, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur, shkruan Reporteri.net.

    Përpos Gjilanit, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

    IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!