×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e shiut dhe erërat e forta lënë pa rrymë disa fshatra të Deçanit, shkaktohen edhe vërshime

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 10:47

    Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Deçanit.


    Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona ka pasur edhe vërshime.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

    Ramosaj ka shkruar se ekipet e N.L “Higjiena” dhe të KEDS-it janë në teren duke u munduar që të rregullojnë dëmet.

    Postimi i plotë:

    Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Fshatrat Isniq, Pobergjë,Carrabreg i Ulët ,Carrabreg i Epërm,Dubovik,Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.
    Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet.

    Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!