Peja është zgjuar përsëri e përmbytur në ujë në disa zona të qytetit. Për të satën herë, lumi “Qokolica” ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të qytetit.
Rregullimi i shtratit të lumit “Qokolica” ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të kryetarit Muhaxheri, por që po demantohet sa herë që ka të reshura të mëdha në Pejë.
Reshjet e shumta kanë dëmtuar edhe disa biznese dhe ka vështirësuar në masë të madhe edhe komunikacionin në qytet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.