Reshjet intensive të shiut gjatë së dielës kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugën që çon drejt Rugovës, në Pejë, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se njëri shirit i rrugës është bllokuar plotësisht nga dheu dhe gurët e rrëshqitur, ndërsa në disa pjesë të tjera ka mbetje të shumta që e bëjnë kalimin tejet të rrezikshëm.
Në vendin e ngjarjes raportohet se qarkullimi po zhvillohet me shumë vështirësi dhe ngadalësi.
Shoferët që po udhëtojnë në këtë drejtim janë të detyruar të ndalojnë ose të presin gjatë, duke rritur rrezikun për aksidente, veçanërisht në kthesat e mprehta dhe pjesët e rrugës me dukshmëri të kufizuar.
Disa automjete të vogla janë parë duke bërë kthim prapa për shkak të pamundësisë për të kaluar.
Më herët zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha se gjendja nuk është serioze.
“Reshjet kanë filluar, por nuk janë reshje të mëdha, për momentin nuk janë serioze. Në terren jemi dhe do të shohim se si është situata”- është shprehur Zekaj.
Gjithashtu, ai tha se deri më tani nuk dihen nëse janë shkaktuar dëme dhe për këtë do të vlerësohet gjendja në terren.
Po ashtu, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve./Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.