×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime të mëdha edhe në Rahovec e fshatrat e tij

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 10:30

    Shumë komuna sot po ballafaqohen me vërshime nga reshjet e mëdha të shiu që kanë nisur nga dje dhe po vazhdojnë edhe sot.

    Përveç në qytetin e Gjakovës, situatë e rënduar nga vërshimet po paraqitet edhe në qytetin e Rahovecit.

    Nga publikimi i videove shihet se vërshimet kanë bllokuar disa shtëpi në fshatin Bratotin, shkruan Reporteri.net.

     

    Vërshime tejet të mëdha janë edhe në fshatin Sopniq të kësaj komune ku vërshimet kanë bllokuar rrugët dhe kanë depërtuar në oborret duke rrezikuar edhe familjet.

     

    Edhe fshati Fortesë është vërshuar nga uji.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!