×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

    Reporteri
    13 Shtator 2026 | 19:58

    Mediumi ndërkombëtar Reuters ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

    Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 deputetë, pasi partia e tij doli e para në zgjedhjet e qershorit.

    Reuters thekson se paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen e Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca e kanë bojkotuar seancën, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nëse është shkelur ligji gjatë konstituimit të Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!