Agjencia e lajmeve Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Evropë, në mesin e tyre edhe Kosova.
Në këtë artikull thuhet se tranzicioni energjetik i Kosovës, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës hiç më pak se 4.5 miliardë euro, një shifër kjo goxha e frikshme për ekonominë e vendit.
Aty theksohet se Kosova po mundohet që ta arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës, duke instaluar shumë burime të rinovueshme.
Në dhjetor, Kosova nisi një ankand për të instaluar 100 Mega Wat kapacitet të erës.
Por, Banka Botërore vlerëson se asaj i nevojiten 100 herë më shumë – të paktën 10 gigavat kapacitet të ri, shkruan Reuters.
“Një shumë e frikshme për ekonominë e vogël”, shkruan Reuters.
Kosova ditëve të fundit u ballafaqua me reduktime të energjisë elektrike. Në disa zona ndërprerjet janë duke vazhduar, teksa KEDS tha se kjo po ndodhë për shkak të mbingarkesës së pasojë e konsumit të madh. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.