Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka kërkuar vetë-izolim nga ministrat e Kosovës të cilët kanë shkuar në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve parlamentare të shtetit mik.
Ismaili, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, do t’i hapë bizneset e tij. Me masat e reja të ndërmarra nga qeveria Kurti, gastronomia është mbyllur për 12 ditë (7-18 prill).
“Hajt, qe s’po ankohna për masat e reja anti-covid në që na mbyllën bizneset, e të cilat, ndër të tjera, e bajnë vetëizolimin të domosdoshëm për krejt që hyjnë në Kosovë, por, po më intereson se qysh ka me i kontrollue qeveria mija veta që kanë me u kthye prej Shqipërie qeto ditë, e me u sigurue se vetëizolohen?”, thuhet në postimin e tij.
“E mbasi ra fjala, nëse e shoh ndonjë prej ministrave/zyrtarëve që po ban foto e fushatë nëpër Shqipëri e nuk vetëizolohet kur të kthehet, kam me e hapë restorantin edhe palestrën me duer të mia menjëherë!”, ka deklaruar tutje ish-deputeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.