×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj i VV’së: Radojçiq të arrestohet sa më parë, pikë e madhe e shtypit

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 23:45

    Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë me vendosmëri se Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duhet të arrestohet nga Policia e Kosovës.

    Rexhaj ka thënë se Radojçiq është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës.

    “Ne nuk kemi raporte personale apo private qoftë me Radojçiqin, qoftë me politikën, Listën Serbe dhe Serbinë. Ne kemi raporte zyrtare. Ky person është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Dhe ky duhet të arrestohet në momentin e parë. Pikë e madhe e shtypit”, tha Rexhaj në T7.

    Rexhaj ka sugjeruar se Radojçiq po bënë thirrje për destabilizim të Kosovës, duke i thirrur serbët në një revoltë.

    “Ai është vendosë aty ku e ka vendin dhe po bënë thirrje për destabilizim të vendit. Institucionet tona të drejtësisë nuk duhet ta tolerojnë qoftë Radojciqin apo dikë tjetër, i cili thërret serbët në një revoltë”, ka deklaruar Rexhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!