×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:05

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ditë më parë nga Specialja u ftua edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,

    Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!