×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi i dërgon dhuratë nga Haga Edi Ramës

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 14:01

    Rexhep Selimi, ish-komandanti i UÇK-së i cili aktualisht është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, i ka dërguar një dhuratë simbolike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Rama ka pranuar një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga koleksioni personal i Selimit.

    Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook shprehu emocionet dhe mirënjohjen për këtë dhuratë.

    “I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!