Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ndërsa ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi më 12 korrik e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hotin se a e di për ku është nisur pa lejen e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se nuk e di nëse Hoti është entuziast por se i gatshëm po, shkruan Reporteri.net.
“Hoti po duket se është bërë gati që të niset ne takime me Vuçiqin. Por nuk dihet a po shkon për një plan për marrëveshje apo me një plan që tashmë e kanë bërë të tjerët. Pyetje është se ku je nisur kështu. Ku po shkon pa lejen e Kuvendit dhe pa platformë, pa ekip e pa plan. A e dini ju Z.Hoti se ku po shkoni dhe pse po shkoni. Nëse jo, atëherë pse po shkoni, nëse po pse s’po na tregoni? Sidomos kur tani ish këshilltari i Donald Trump, Z. Bolton e sqaroi se ka një plan të ndarjes dhe shkëmbimit të territorit mes Thaçit e Vuçiqit. Njëri po të dërgon e tjetri po të pret, të kanë vendos në shërbim të një plani. ”, ka thënë Selimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.