Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se arsyeja pse po kërkohet mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë as me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit e as heqja e tarifës.
Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë është gati dhe parasheh shkëmbim territoresh
“Ka pasur kërkesë, na është kërkuar që të hiqet taksa dhe të shkojmë menjëherë të nënshkruhet marrëveshje e jo për të negociuar se kemi qenë të gatshëm. Kjo marrëveshje që po e pret Kosovën ka të bëjë me territore, kjo marrëveshje ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, dhe Thaçi e Vuçiqi e dijnë që duke qenë Albini kryeministër dhe Vetëvendosje në qeveri, kjo marrëveshje nuk realizohet”, ka thënë Selimi në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se a ka mbështetje një marrëveshje e tillë edhe nga Amerika, Selimi ka deklaruar se “nuk e di a ka mbështetje në Amerikë, varet kush është Amerikë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.