×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi mohon se kërkoi nga Albin Kurti drejtimin e MPB-së

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 15:16

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar të ketë kërkuar drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


    Selimi në një përgjigje për Klan Kosovës i ka quajtur të pavërteta këto pretendime.

    Gjatë ditës u raportua se koalicioni mes LDK e VV është pamundësuar për shkak të kërcënimeve të Rexhep Selimit ndaj Albin Kurtit, që nëse nuk merr Ministrinë e Brendshme, do të tërheq votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!