×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi mohon se u intervistua nga Specialja, i përgjigjet Haradinajt

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 21:23

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për akuzat që i ka bërë Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Rexhep Selimi ka dëshmuar në Gjykatën Speciale.


    Selimi në T7 ka thënë se kjo është një gënjeshtër e ndërtuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Kam filluar të mos e kuptoj Ramush Haradinaj kohët e fundit. Deklarata e tij e mbrëmshme është rrenë dhe ai e din burimin e rrenës. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e këndon këngën e Hashim Thaçit”, ka thënë deputeti Selimi.

    Ai ka thënë se kurrë deri më sot nuk është ftuar nga Gjyakata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!