Rexhep Selimi para nisjes në Hagë ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së tij.
Selimi ka bërë homazhe së bashku me prindërit e Astritit, si dhe me deputetë të grupit parlamentar të VV-së dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Selimi nuk ka dashur të flas për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Specialja duke thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme se kjo kur kujtohet Astrit Dehari.
Ai ka thënë se do të flas nga Haga kur të shkojë atje.
“Do të flas prej atje, më shkon zëri më mirë”, ka thënë Selimi.
Ai pasi u përshëndet me familjen Dehari, dhe kolegët e tij të partisë me të cilët bëri dhe një foto të përbashkë nga fshati Zllatar i Prishtinës ku bëri homazhe te varri i Astrit Deharit u nis për në Aeroportin e Prishtinës ku në ora 09:00 niset për në Hagë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.