Rexhep Selimi para nisjes në Hagë ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së tij.
Selimi nuk ka dashur të flas për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Specialja duke thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme se kjo kur kujtohet Astrit Dehari.
Ai ka thënë se do të flas nga Haga kur të shkojë atje.
“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhtë këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë”, ka thënë Selimi, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë homazhe së bashku me prindërit e Astritit, si dhe me deputetë të grupit parlamentar të VV-së dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Selimi pasi u përshëndet me familjen Dehari, dhe kolegët e tij të partisë, bëri dhe një foto të përbashkët me ta.
Nga fshati Zllatar i Prishtinës ku bëri homazhe te varri i Astrit Deharit u nis për në Aeroportin e Prishtinës ku në ora 09:00 niset për në Hagë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.