×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi pasi u zhgjodh për herë të katërt deputet: Krenar të jesh vetëvendosës

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 19:30

    Rexhep Selimi për herë të katërt me radhë do të jetë përfaqësues i vullnetit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.


    Sot edhe zyrtarisht KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe tani edhe dihet se kush do të jenë deputetët më të rinjë.

    Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka marrë mbi 15 mijë vota dhe ka qenë kandidati i nëntë më i votuar nga radhët e VV’së.

    Ai ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar duke shtuar se është krenar.

    “Urime ekipit të fitores! 220811 herë FALEMINDERIT qytetarëve të këtij vendi”, ka shkruar ai.

    “Krenar të jesh vetëvendosës”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, Vetëvendosje është partia më e votuar e këtyre zgjedhjeve me mbi 220 mijë vota dhe do të ketë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!