Lëvizja Vetëvendosje dje në shesh organizoi një tubim të madh me qytetarë për të shënuar 15 vjetorin e themelimit të kësaj lëvizjeje.
Por, ajo çka ra në sy në këtë tubim ishte mungesa e flamujve të shtetit të Kosovës, shkruan Reporteri.
Vetëm një flamur i Republikës së Kosovës është parë në këtë tubim të Vetëvendosjes ku ndër të tjera u kërkua që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për institucionet flamuri i të cilëve është ai i Kosovës.
Ndërkohë, lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Rexhep Selimi nga kjo parti ka publikuar flamurin e vetëm të Kosovës që u pa në tubim, duke thënë se për ta në radhë të parë është flamuri kombëtar.
“Sa për ilustrim!
Megjithëatë, flamuri ynë kombëtar shqiptar është mbi të gjitha për ne”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.