×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi: Thaçi, gënjeshtar

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 20:09

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së fundmi ka lëshuar disa deklarata të “forta” për zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që kinse të dy kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.


    Rexhep Selimi, nga VV-ja, në një intervistë për Front Online, ka thënë që këto deklarata të Presidentit janë të pavërteta.

    “Po mendoj që nuk kanë qenë deklarata të fuqishme të presidentit, por deklarata të pavërteta të presidentit. Duke qenë jo të fuqishme por të pavërteta atëherë edhe komenti im rreth kësaj është shumë i limituar. Thjeshtë ka qenë gënjeshtër e radhës e tij. Gënjeshtrat nuk preferoj që t`i komentojë”, ka thënë ai.

    Presidenti Thaçi në një konferencë për media sot ka theksuar se Demarkacioni me Malin e Zi, taksa dhe reciprociteti janë disa nga ngjarjet që e kanë ngadalësuar integrimin e Kosovës në BE. E për këtë gjë deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se është një retorikë e shteruar e Presidentit.

    “Është një retorikë tashmë e shteruar, boshe dhe të cilën tashmë qytetarët e Kosovës po e kuptojnë. Po e kuptojnë edhe retoriken, edhe nënkuptimet por mbi të gjitha edhe qëllimin e kësaj retorike. Nëse demarkacioni është hap përpara, drejt BE-së, ku Kosova ka humbur territor, atëherë hapat tjerë nënkuptojnë që të humbim më shumë territor që të shkojmë në BE. Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë duke dhënë territor në rrugën e BE-së, gjë që nuk është kështu, atëherë i bie që ndoshta veç Prishtina si kryeqytet, nuk mund të integrohet në BE, duke u dhënë territore fqinjëve”, ka thënë ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!