×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi tregon nëse është ai emri i VV-së për ministrinë e punëve të brenshme

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 21:36

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur edhe për ministrinë më ‘problematike’mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    I pyetur në A Show nëse emri i tij është emri i ministrit të MPB-së, Selimi ka thënë që nuk është fer të flas për këtë në studio, pasi që nuk e kanë folur ende në parti.

    “Nuk do të doja të flisnim për postin tani… nuk mund të flas tash për dicka që nuk kam folur me kolegët e mi në Vetëvendosje dhe nuk do të ishte fer”, tha ai.

    Tutje ai ka thënë se deri më sot në asnjë forum, takim formal a jo formal nuk është diskutuar asnjë emër për asnjë ministry, përfshirë edhe atë të MPB-së.

    LEXO EDHE: https://reporteri.net/lajme/rexhep-selimi-nuk-heshta-as-nuk-kendova-ne-hage-fola/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!