Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të mërgatës në votimet në përfaqësitë diplomatike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një nga vendvotimet, nga dy sa janë gjithsej në Gjenevë të Zvicrës, babai i Granitit, Ragip Xhaka, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë vetëm 29 vota,i cili radhitet i dyti në listën e kësaj partie, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në këtë vendvotim, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka marrë 37 vota.
Në vend të tretë, Memli Krasniqi me 28 vota.
Në vend të katërt renditet, Vlora Çitaku me 17 vota.
Me 16 vota janë Rashit Qalaj dhe Mërgim Lushtaku. Ndërsa me 13 vota është Enver Hoxhaj.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.