“Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosja është e para me 40.4 përqind, PDK e dyta me 21.7 përqind, LDK e treta me 17.5 përqind, e AAK e katërta me 7.2 përqind, derisa Koalicioni për Familjen 2.4 përqind, shkruan Reporteri.net.
Sipas DnV, dalja në këto zgjedhje është 42.1 përqind.
“Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit”, tha Eugen Cakolli nga kjo organizatë.
Ndryshe, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 23.65% të votave apo 599 kutive, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 25.39%, e treta LDK me 8.99%, kurse AAK është me 5%.
Lista Serbe ka 1.15%, ndërsa Lista për Familjen 1.09%.