×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezulton negativ edhe rasti i fundit në Podujevë, asnjë i infektuar

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 7:55

    Kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar edhe rasti i fundit me koronavirus në këtë qytet.


    Përmes një postimi në Facebook, Rudari ka bërë të ditur se mbrëmë ka rezultuar negative edhe rasti i fundit.

    “Asnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit. Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi”, ka shkruar Rudari.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovës. Numri total i rasteve ka shkuar në 362.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!