Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri duke u pajtuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Rhode ka rishpërndarë një postim të Hovenierit përmes të ky i fundit dënoi aksionet e autoriteteve kosovare për të hyrë në objektet e komunave në tri komunat veriore duke thënë që “veprimet e dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
SHBA e dënon aksionin e policisë në Veri, kërkon të ndalet menjëherë
Ambasadori gjerman bëri thirrje për të gjithë që të përmbahen nga përshkallëzimi.
Po ashtu u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë me NATO-n dhe EULEX-in.
“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me NATO-n dhe EULEX-in”, shkruan Rhode në Twitter.
Sot, serbët lokalë në tri komunaty veriore të Kosovës penguan hyrjen e kryetarëve në objektet e komunave.
Rezistenca e tyre u përcoll me barrikada si dhe me sulme ndaj policëve, ku pesë prej tyre u lënduan dhe sulme ndaj gazetarëve. /Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Fully agree. We call on everyone to refrain from escalation, urge Kosovan authorities to work closely with @NATO_KFOR and @EULEXKosovo . https://t.co/LFDggjM6jk
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 26, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.