×
  • Lajme
  • Lajme

    Richard Grenell përfundon mandatin, Drejtor i Inteligjencës Amerikane bëhet një mik i shqiptarëve

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 19:08

    Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar John Ratcliffen si shef të ri të Inteligjencës.


    Kongresisti nga Teksasi u konfirmua në Senatin e ndarë. Ai mori 49 vota pro, ndërsa pati 44 kundër. Këtë pozitë deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump pati fjalët më të mira për Grenell, për punën e bërë.

    Ndryshe, Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.

    Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

    Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri.

    Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan top channel.

    Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!