×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk takohet me Trumpin – Vuçiq “u sëmur” papritur në SHBA, reagon Grenell

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 8:16

    Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi i cili tashmë në Administratën e re Trump është angazhuar në kapacitete të reja, Richard Grenell, ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për shkak se, siç raportohet, ai nuk është ndjerë mirë me shëndet.

    Grenell ka thënë se i uron më të mirat presidentit serb dhe se i vjen keq që u humb mundësia për t’u takuar.

    Vuçiq kishte paralajmëruar se gjatë këtij qëndrimi në SHBA do të takohej edhe me presidentin e SHBA, Donald Trump.

    Vuçiq raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.

    Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!