Ish-kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, ka komentuar përzgjedhjen e Bordit për drejtor të ri të RTK-së.
Këto komente, Berisha i bëri në një postim në Facebook, me ç’rast tha se është i shokuar me betejën e hakmarrjes ndaj kolegëve brenda Bordit Drejtues, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Me këtë menaxhment kam dallime serioze konceptuale. Jam i shokuar për betejën pikëlluese të deritashme të tyre për hakmarrje anti ligj kundër kolegëve nën plafin për ‘zbatim ligji'”, shkroi ai.
Megjithatë, ai ka thënë se përtej emrave, do të vazhdojë ta dojë e ta përkrahë RTK-në si transmetues publik televiziv.
“Përtej emrave, të cilët dje, sot, mbase edhe nesër e pasnesër do ta menaxhojnë RTK, unë vërtetë do vijoj ta përjetoj me zemër e shpirt secilin rezultat të transmetuesit publik!”
Postimi i plotë:
Pas një procesi të rregullt vlerësues, bazuar në Ligjin për RTK-në 04/L-046 dhe në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së, Bordi në mbledhjen e mbajtur me datë 20.06.2022 ka zgjedhur z. Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për një mandat tre vjeçar. /Reporteri.net/.
Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.