Ridvan Berisha shfaqet me tespihe të hebrenjve në emision

Gazetari Ridvan Berisha është shfaqur në një emision me tespihe të hebrenjve derisa po diskutohej rreth zhvillimeve të fundit në Lindje të Mesme, ku po ndodh një konflikt i armatosur në mes të Izraelit dhe palestinezëve.


Nuk është hera e parë Berisha deklarohet pro-izraelit në situata të ngjashme.

Ai më parë kishte thënë se beson në judaizëm. Gjithashtu ai ka shtuar se kanë bërë punë të madhe për të bërë një vizitë në Izrael dhe për të bërë një kronikë për të treguar se si shqiptarët janë kujdesur për cifutet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Besoj në judaizëm. Është privatësia ime, por besoj në religjionin e parë Abrahamik. Ka njerëz që mendojnë ndryshe por mendoj se kështu është. Ja kemi ndritur fytyrën vetës para botës. Kemi raste interesante të patransmetuara që flasin për një krenari të pamasë të gjyshërve e stërgjyshërve tanë, që miku kur hynë në shtëpi duhet të ruhet”, ka thënë ai.

Ndërsa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se lutemi për Izraelin.

“Lutemi për Izraelin” dhe “Kemi nevojë për lutjet e tua për Izraelin”, ishte mbishkrimi i fotografive të postuara nga gazetari Berisha.

Gjithashtu Berisha shkroi “We stand with Izrael” – “Qëndrojmë me Izraelin”.