Gazetari Ridvan Berisha ka pasur disa akuza për kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvallën pasi që dje është bërë e ditur se e njëjta ka refuzuar prezencën e TMK-së në rivarrimin e babait të saj, Jusuf Gërvallës.
Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se ministrja Gërvalla dyshon se është “hyzmeqare e nazistëve”.
Ai tutje, thotë se me gjasë edhe kryeministri Albin Kurti është në të njejtën frekuencë më Gërvallën.
“Mosvet! “Hajnat n’burg”, sllogan inteligjent i spinuazhit për të kamufluar pasionin për shpresën kundër kampit të luftës, në rastin tonë pati sukses, do ta keni problem shumë për të shijuar pushtetin me demagogji nën spiunazhin “BND së Lindjes”, uroj të mos e përfundoni statusin si bërllog i shoqërisë! T’lumtë Prof. Dr. Isa Mustafa që nuk e lë brenda LDK-së”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.