Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ishte sot në Gllogjan, ku me ceremoni u shënua 26-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, ditës që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë.
Ngrohtësisht, e priti Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, udhëheqësi i luftës në rajonin e Dukagjinit.
Jashari dhe Haradinaj ecën të kapur dorë për dore përreth kullave në Gllogjan, ndërsa u panë në disponim shumë të mirë.
Ndryshe, më 24 mars të vitit 1998, kishte nisur lufta e hapur në Dukagjin, kundër forcave serbe, e prirë nga familja Haradinaj në Gllogjan.
Gllogjani ishte fronti i parë i hapur kundër Serbisë, pas atij të Jasharajve të Prekazit.
Lufta e Gllogjanit do të bënte që forcat ushtarako-policore serbe të çorientoheshin dhe kështu meqë fronti po hapej edhe në një pikë tjetër të Kosovës. Kjo luftë do bënte që një vit më vonë nga Gllogjani, më 24 Mars të vitit 1999, Aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit NATO, të niste bombardimet mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, duke i dhënë fund terrorit serb në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.