×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Rigjykimi për krime lufte: Çaslav Joliq dënohet me 5 vite e gjysmë burgim, dy vjet e gjashtë muaj më pak se herën e parë

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 15:51
    Foto nga arkiva: BIRN

    Gjykata Themelorë në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarin për krime lufte, Çaslav Joliq, shkruan Reporteri.net.

    Shpalljen e aktgjykimit, në rigjykimin e këtij rasti, e ka bërë kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni.

    Çaslav Joliqin vjet ishte dënuar nga Themelorja me 2 vite e 6 muaj më shumë – 8 vjet burgim – por se aktgjykimi ishte prishur nga Apeli.

    “Për këto veprime, të njëjtin e gjykon me dënim me burgim prej pesë vite e gjashtë muaj në burgim”, deklaroi gjyqtari.

    Ai bëri me dije se në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Në seancën ku u shpall aktgjykimi, s’kanë qenë të pranishëm as prokurori, as i akuzuari e as avokati i tij.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 nëntor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Jolic me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës prej muajit janar 1998 deri më 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

    Ndryshe, Çaslav Joliqin më 10 qershor 2024, ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vjetësh, në bazë të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së. Por se rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!