Në Karaçevë dyshohet të kenë nisur sërish lojërat e fatit dhe veprimtaritë e tjera ilegale. Jashtë kamerës, banorët e kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa në pamje shihet se objektet e rrënuara kanë nisur të ndërtohen.
Për këtë rast, ka folur në detaje kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Kastrati tha se qytetarët e kanë informuar komunën se në atë zonë sërish ka veprimtari ilegale.
“Kemi informacione prej qytyetarëve që ka lojëra të fatit dhe veprimtari ilegale, por komuna nuk ka kompetenca të zhvillojë hetime…Ne si komunë kërkojmë nga organet e nivelit qëndror të ndërhyjnë…Rregullisht jemi në diskutime për çdo gjë që ndodh brenda komunës, kemi kërku për nevojën tonë me ndërhy”, tha Kastrati në T7.
Ai tha se së fundi Inspektorati i Komunës ka vizituar Karaçevën, mirëpo pronari i një objekti në ndërtim ka pohuar se po ndërton një fermë, por e njëjta nuk ka pasur leje dhe i është shqiptuar dënim.
“Inspektorati komunal ka qenë në vizitë dhe aty është paraqit që po synohet të ndërtohet një fermë, që s’ka pas leje, i është dhënë dënim…Ndërsa dje, sipas inspektoratit ajo pjesë ka qenë me shirita, nuk sëhtë vazhduar ndërtimi”, shtoi ai.
Kujtojmë se për shkak të veprimtarive ilegale në Karaçevë janë rrënuar disa objekte pa leje dhe janë prangosur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.