×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet në KEK eksperti gjerman i Kurtit, kjo është kontrata e re

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 19:51

    Kompania gjermane “GE Power AG” e cila ka bërë riparimin e turbinës në Termocentralin B2, do të rikthehet përsëri në Korporatën Energjike të Kosovës.

    Kontrata në mes KEK-ut dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” për mirëmbajtjen e turbinës që ishte personifikuar si kontrata me “ekspertin gjermanin të Kurtit”, inxhinier i cili kishte asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2, tashmë është përmbyllur.

    KEK-u do të nënshkruaj një kontratë të re me “GE Power AG” për “Mbështetje në mirëmbajte të DCS-it në TC B për vitin 2022”.
    Sikurse të gjitha kontrata që i ka fituar me negocim kjo kompani, pa u lejuar konkurrencë, edhe këtë herë procedura e prokurimit është realizuar me negocim.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 693 mijë e 560 euro, dhe inxhinieri i kompanisë gjermane do të jetë në Kosovë një vit për të mbështetur ekspertët e KEK-ut për riparimin e DCS-it në TC B.

    Prokurimi i KEK-ut e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Ge Steam” në fund të dhjetorit të vitit 2021, ndërsa kontrata do të nënshkruhet nesër.

    Po nëpërmjet procedurave të negociuara, KEK-u po me këtë kompani do të lidh nesër edhe një kontratë në vlerë prej 60 mijë euro për “Furnizim me module furnizuese për DCS për nevoja e TC Kosova B”.

    Të dy kontratat janë të lidhura në mes vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!