×
  • Lajme
  • Lajme / Lajme

    Rikthehet në punë kryeshefi i KRU “Gjakova”, që ishte arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafikim me njerëz

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 13:06

    Është rikthyer në punë kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, që ishte arrestuar në Bullgari nën dyshimet për trafikim me njerëz, shkruan gazeta online Reporteri.net. 

    Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova”, njofton se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 06.04.2024, mori vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Hasan Krasniqin, Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova”.

    “Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024. Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë!”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online Reporteri.net, më 1 mars të këtij viti raportoi ekskluzivisht se Krasniqi ishte arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

    Njeriu i VV’së, kryeshef në KRU “Gjakova” arrestohet në Bullgari – kishte urdhërarrest ndërkombëtar për trafikimin e njerëzve

    Arrestimi i Krasniqit kishte ndodhur qysh me 19 shkurt 2024. Ai ishte kapur nga autoritetet bullgare me t’u futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime përmes kufirit me Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi, ish-kandidati i LVV-së për asamblenë Komunale të Gjakovës rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.

    Në vend pati reagime të shumta për arrestimin e tij dhe lidhjet me pushtetin./Reporteri.net/.

    “Qeverisje me afera dhe skandale korruptive”, “Pushteti po heshtë për arrestimin e Hasan Krasniqit”, kritikat që opozita sot ia bëri Qeverisë Kurti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!