×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinumërimi i votave përfundon javën tjetër

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 17:03

    Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) deri në orën 16:00 janë rinumëruar 639 vendvotime.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se përfundimi i këtij procesi varte nga dinamika e punës në QNR.

    Ndonëse nuk jep afat se kur mund të dihen saktë rezultatet e zgjedhjeve, ai thotë se procesi i rinumërimit mund të përfundojë të hënën tjetër.

    “Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime”.

    “Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”, ka deklaruar ai.

    Numri i vendvotimeve që duhet të rinumërohen është rreth 1 410, ndonëse fillimisht në vendim të PZAP-it ishte shkruar së bëhet fjalë për 1 472 vendvotime.

    Por, KQZ-ja pasi ka rishikuar listën e paraqitur në vendim ka vërejtur se 38 vendvotime ishin shënuar nga dy herë, 18 të tjera ishin rinumëruar më parë dhe 7 të tjera nuk përputhen me listën e vendvotimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!