×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Rizvanolli fajëson Odën Ekonomike: S’do lejojmë që bizneset të bien pre e një procesi që është shndërruar në luftë politike

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 13:04

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund të kësaj jave hyn në fuqi vendimi i ZRrE-së për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike për 1200 ndërmarrje dhe se kjo përbën më pak se 1% të atyre që janë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Siç tha Rizvanolli ky proces është i prcaktuar me ligj dhe është miratuar qysh në vitin 2016 dhe Kosova është e fundit në rajon që po e bën këtë tranzicion, ndërsa përmendi se kanë marrë ankesa nga bizneset.

    “Ky proces është i përcaktuar me ligj të energjisë elektrike të miratuar qysh në vitin 2016 dhe Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion. Kemi pranuar një mori shqetësimesh nga biznenet të cilat i kemi trajtuar me seriozitet. Me 19 maj kemi organizu takim me Odat Ekonomike të vendit dhe bizneset, për të kuptuar nga afër shqetësimet e tyre”, tha fillimisht Rizvanolli.

    Ajo përmendi një kompani që në 2017 kishte dalur në treg të hapur.

    “Ata na thanë se kur ka filluar liberalizimi dhe kanë dalur në treg më 2017, ka qenë vetëm KESCO-ja si furnizues. Kanë pasur bashkëpunim me kompani të rajonit, por numri i atyre që kanë ofertuar ka qenë më i lartë se kaq… Konkurrenca në treg është rritur ndërkohë. Megjithatë, për të qartësuar deri në fund këtë çështje, propozimi im ka qenë të ftohen në takim furnizuesit e licencuar dhe bizneset që do të dalin në treg, me qëllim që të informohen më mirë dhe të shohim konkurrencën e vërtetë në treg” deklaroi Rizvanolli.

    Sipas Rizvanollit, ani pse Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u kishte premtuar bizneseve mbështetje, ajo tha se si përgjigje Oda Ekonomike kishte një para plan pasi paralajmëroi bllokim të rrugëve.

    Ajo tha se nuk do të lejojnë “të bien pre e një procesi që është shndërruar në luftë politike nga ana e Odës Ekonomike”.

    “Në takimin e djeshëm, kryeministri Kurti, për herë të dytë i siguroi bizneset që qeveria do të qëndrojë në çdo hap pranë bizneseve në secilin hap. Si përgjigje ndaj zotimit, Oda Ekonomike duket se kishte një para-plan. Menjëherë pas takimit të djeshëm dhe zotimit që qeveria do t’u qëndrojë pranë bizneseve, OEK-ja paralajmëroi bllokim rrugësh. Si është e mundur që të ketë bllokim të rrugëve paradite, e sabotim pasdite?”, u shpreh ministrja në detyrë.

    “Ne e kemi parasysh se këta që janë destruktiv janë pak, por të zëshëm. E kemi parasysh që shumica e bizneseve që po dalin në treg janë të interesuara për informata dhe ndihmë praktike dhe nuk do të lejojmë të bien pre e një procesi që është shndëruarr në luftë politike nga ana e Odës Ekonomike dhe disa të tjerë”, shtoi Rizvanolli.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!