×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Këtë vit të ri u falënderohem punëtorve të KEK-ut, po bëjnë punë të palodhshme që Republika t’i ketë dritat e ndezura

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 19:22

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këtë vit të ri më shumë u falënderohet punëtorëve të KEK-ut të cilët sipas saj po bëjnë punë të palodhshme për tu siguruar që Kosovë t’i ketë dritat e ndezura.

    “Prandaj, këtë vit të ri dua më së shumti të u falënderohem punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët festën e kalojnë me punë të palodhshme për tu siguruar që Republika i ka dritat e ndezura. Jo vetëm ndriçimin e shtëpisë e të bredhit, por dritën e shpresës për një vit sa më të mbarë!”, ka shkruar ajo ndër të tjerash. /Reporteri.net/

    Postimi i saj i plotë:

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, gëzuar viti i ri!

    Festat e fundvitit shënojnë një kohë të shpresës e të pritshmërisë, kohë që ndajmë me më të dashurit tanë e të reflektojmë për vitin e shkuar, si dhe vitin që kemi para.

    2021 ka qenë një vit i mbushur me arritje e me sfida për Republikën e Kosovën, e për botën mbarë. Por këtyre vështirësive u kemi dalë para me ndihmën e mbështetjen e njëri-tjetrit, e të miqve e aleatëve tanë.

    Prandaj, këtë vit të ri dua më së shumti të u falënderohem punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët festën e kalojnë me punë të palodhshme për tu siguruar që Republika i ka dritat e ndezura. Jo vetëm ndriçimin e shtëpisë e të bredhit, por dritën e shpresës për një vit sa më të mbarë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!