×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Rizvanolli në Paris: Kosova destinacion tërheqës për investime evropiane

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 8:20

    Në Paris të Francës, për herë të parë është mbajtur Forumi Ekonomik i Kosovës, ku është diskutuar për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës me përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të kompanive franceze.

    Në Forumin Ekonomik kanë marr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri për Çështje Evropiane në Republikën e Francës, Benjamin Haddad, Ministrja e Ekonomisë së Kosovës,

    Artane Rizvanolli, Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libun Aliu, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, Drejtori për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në “Business France”, Olivier Andretic, ekspertë të fushës të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve në Francë.

    Forumin Ekonomik e ka hapur Kryeministri Albin Kurti, i cili veçoi sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja. Ai paraqiti para të pranishmëve potencialin dhe ofertën e Kosovës për investitorë të huaj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe inovacionit digjital, turizmit, energjisë, prodhimit të lehtë dhe agrikulturës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!