Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është bërë temë diskutimi me thirrjet e saj për kursimin e energjisë elektrike në këtë periudhë krize energjetike.
Mirëpo, ajo sot është deklaruar përmes rrjetit social Twitter ku ka shkruar se thirrjet e Qeverisë për kursim të energjisë kanë qenë të efektshme.
“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00”, ka shkruar Rizvanolli.
Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
Ju falemnderit të gjithëve!
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) December 16, 2021
Ajo ditë më parë duke këshilluar si të kursehet energjia elektrike, ndër të tjera tha se duhet të lihen në rrymë pajisjet elektronike siç janë “konsoloa e video-lojërave”, ose ndryshe siç njihet nga të rinjtë “joystickat e Playstation”.