Lord George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s ka folur për fushatën ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, duke shtuar se ndihej i lehtësuar pasi që ishte përfshirë shumë në situatën e Kosovës.
“Kanë kaluar 25 vjet që nga fushata ajrore e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë dhe kjo për kosovarëtdo të thotë diçka më shumë. 25 vjet të lirisë. Në të njëjtën kohë, kosovarët ju shohin juve, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n si shpëtimtarë”, tha ai.
“Forca e Kosovës. KFOR ishte forca e NATO-s. nëse po flisni për forcat e armatosura në Kosovë po, ata tani kanë rikthyer kontrollin, ata janë shumë efikas. Do t’i shohim ata në parad gjatë ditës së nesërme. Dhe ata janë një forcë e vogël për ruajtjen e paqes këtu nën kupolën e NATO-s Është shumë e vogël në krahasim me numratqë fillimishtë ishin vendosur. Dhe ata janë këtu thjesht për të mbështetur forcat e armatosura të Republikës së Kosovës”.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se rajoni ka një rrezik jo vetëm nga Serbia, por edhe nga të tjerët gjë që mund të çojë në dhunën e viteve 1990, ndërsa ka shtuar se po ta takonte Kurtin e Vuçiqin do t’u thoshte që duhet ta respektojnë historinë pasi pa të s’mund të jetojnë dot, por që problemet ti zgjidhin me diplomaci.
“Ka pasur krizë në Kosovë për disa vite, duke përfshirë veprime që u konsideruan terroriste në pjesën veriore të Kosovës. A ishte shtatori i vitit të kaluar, një pikë kthese në qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve ndërkombëtarë që siguria në Ballkan, sidomos në Kosovë, është në rrezik nga Serbia. Mendoj se ka një rrezik që rajoni të destabilizohet jo vetëm nga Serbia por edhe nga të tjerët që po luajnë në Ballkanin Perëndimor për një problem në rritje që mund të çojë në dhunën e tmerrshme që pamë në vitet 1990. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dëshiron të parandalojë. Dhe prandaj ka një përpjekje të madhe diplomatike që po ndodh për të siguruar që ato dallime mendimesh, që është çfarë janë ato, nuk shndërrohen në një dhunë të tmerrshme që kemi parë në Ballkanin Perëndimor në vitet e 90-ta. Kështu që ka nevojë për një frymë pajtimit, i kompromisit në këtë kohë. Ju e dini, dhe i kam thënë Kryeministrit Kurti dhe do ta thoja edhe Kryeministrit Vuçiç, nëse do të takohesha me të, e dini, ju mund ta respektoni historinë, por nuk mund të jetoni në të, Ju duhet që të zgjidhni disa nga këto probleme me diplomaci dhe paqësisht rreth tryezës. Jo përmes përplasjeve në beteja ose në fushëbeteja ushtarake, Dhe prandaj, toleranca, kompromisi janë shenja e asaj që është Evropa”.
Robertson ka thënë se nëse Ballkani Perëndimor dëshiron të rritet dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të bëhen disa kompromise të mëdha, si në Prishtinë, por edhe në Beograd.
“Nëse shikoni marrëdhënien midis Gjermanisë dhe Francës dhe merrni parasysh vitet e konfliktit ndërmjet miliona njerëzve që vdiqën si pasojë e luftërave ndërmjet vendeve evropiane kundër njëra-tjetrës, atëherë sot është mrekulli. Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë, midis Belgjikës, Suedisë dhe Spanjës, këto vende që gjatë brezave luftonin njëra-tjetrën, tani janë në paqe, diskutojnë për çmimin e gjalpit ose mbi sa para të jepet në Ukrainë në vend të territorit atje gjithashtu. Kështu që Ballkani Perëndimor do të duhet të rritet nëse dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe pjesë e familjes së kombeve. Nëse dëshiron të ndërtojë prosperitet për popullin e saj, atëherë disa kompromise të mëdha do të duhet të bëhen dhe do të duhet të bëhen në Prishtinë dhe në Beograd. Nëse rajoni do që të jetë i pasur dhe i qetë përsëri”, tha Robertson për rtv21.