×
  • Lajme
  • Lajme / Promovimi i Kosovës

    Rohde fton qytetarët që t’i bashkohen në ngjitje drejt Majës së Rovicës këtë të shtunë

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 18:36

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen në ngjitjen që do të bëjë këtë të shtunë në Malin Mokna, shkruan Reporteri.net.

    Rohde ka bërë me dije se do të mblidhen në orën 09:00 në Istog, për të ecur më pas drejt Majës së Rovicës, në lartësi 1 mijë e 800 metra.

    “Kush është gati për një aventurë? 🌄 Bashkohuni me mua këtë të shtunë, 19 tetor, për një shëtitje në malin Mokna-Bukuria e Ballkanit! Takohemi në ora 09:00 në Istog dhe ecim drejt majës së Rovicës (1.800 m). Sillni ushqime dhe le të shijojmë së bashku pamje mahnitëse! 🥾”, ka shkruar Rohde.

    Javën e kaluar, ai është ngjitur në majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!