×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori gjerman

    Rohde: Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 14:55

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në ditët e fundit ka takuar krerë të partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në “X”, Rohde thotë se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracinë.

    Tutje ai thotë se Gjermani do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.

    “Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!